Kosovë, Hilmi Jashari emërohet Avokat i Popullit me 63 vota “pro” në Kuvend

02/07/2015 00:00

Hilmi Jashari është zgjedhur Avokat i Popullit në KOsovë, pasi fitoi shumicën e votave të deputetëve në Kuvend që në raundin e parë të votimit.

Nga 80 deputetë të pranishëm, Jashari mori 63 vota. Hilmi Jashari ishte në garë me Shqipe Ibraj-Mala, e cila mori vetëm 5 vota, ndërsa Isa Hasani mori 9 vota.

Jashari u betua në mënyrë solemne para deputetëve, duke premtuar se do të punojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, ndërkohë që do të jetë në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

Pasi u emërua si Avokat i Popullit, Hilmi Jashari u përgëzua nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për marrjen e detyrës. Deri tani, Jashari ka shërbyer si zëvendësavokat në institucionin e Avokatit të Popullit.

FOTO GALERI
1/1
Hilmi Jashari, duke folur para Kuvendit pas zgjedhjes si AP

Top Channel