Sarandë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje
01/07/2015 00:00
Policia e Sarandës ka arrestuar gjatë ditës së mërkurë një 40-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.
Arben Murto, banues në Sarandë, është arrestuar pranë një lokali, në lagjen “Qafë-gjashtë”.
40-vjeçari ishte dënuar me 6 muaj burg për dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur kundrejt bashkëshortes së tij: G.M., në prani të fëmijës së tyre të mitur.
Top Channel