Google do të sigurojë Wi-Fi falas me shpejtësi të lartë në të gjithë botën. Për të vënë në jetë këtë projekt, do të merret si shembull Nju Jorku, ku ofrohet internet falas në hapësirat publike, falë një rrjeti të quajtur LinkNYC.

Kompania do të bashkëpunojë me Sidewalk Labs për të krijuar antenat për shpërndarjen e internetit në të gjithë botën. Google mendon se kostoja e këtij shërbimi do të mbulohet nga shfaqja e reklamave në këto antena.

Në Nju Jork, rrjeti është krijuar nga një bashkëpunim i qeverisë me disa kompani të ndryshme, si gjigandi Qualcoom dhe kompani të tjera teknologjike.

Top Channel