Nëse keni ngarkuar foto së fundmi në Facebook përmes pajisjeve që kanë sisteme operative iOS ose Android, atëherë e keni kuptuar që editimi i fotove është i njëjtë si në Snapchat.

Kur ju ngarkoni një foto përmes aplikacioneve për iOS ose Android, atëherë ju mund të vendosni tekst sipër fotos, ndërsa mund të shfrytëzoni edhe shtatë lloje filtrash.

Ky lloj editimi është i njëjtë si në Snapchat, prandaj kompania nuk mund të justifikohet se nuk e ka ditur.

Nëse ju klikoni mbi shenjën e shkopit magjik në këndin e majtë të fotos që dëshironi ta editoni, atëherë do të keni mundësi të etiketoni miqtë, të prini foton, të shtoni tekst si dhe figura.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook imiton Snapchat, sidomos pas refuzimit të ofertës që ky aplikacion të përfshihej në familjen e Facebook, në vitin 2013.

Top Channel