Është mirë të marrësh në konsideratë perspektiva që nuk përputhen me tënden, por ndonjëherë mund të ndjeheni të kërcënuar nga postimet që shikoni. Nëse shihni postime në Facebook, përshembull, në prag të vendimit historik të Gjykatës së Lartë për të legalizuar martesat gay, mund të bëni disa gjëra.

Facebook ua bën më të lehtë për të trajtuar gjuhën kërcënuese. Nëse shikoni postime dashakeqe nga persona që janë miqtë tuaj, ka disa mundësi në News Feed, faqja kryesore ku ju shihni përditësimet nga faqet apo miqtë që ndiqni.

1. Metoda “Hide Post” (të fshehësh postimin)
Ky është një reagim disi më i butë. Nëse shihni një postim që mendoni se është ofendues në News Feed-in tuaj, klikoni shigjetën e vogël, në të djathtë lart postimit. Klikoni “hide post” dhe do të keni mundësi të shihni më pak postime nga ky person (“see less”).

Nëse zgjidhni të shihni më pak nga një person, ju do të vazhdoni të shikoni pjesën më të rëndësishme të postimeve prej tyre. Përshembull, do të pëlqenit të shihnit se miku juaj i gjimnazit është fejuar.

2. Metoda “Unfollow” (mos e ndiq)
Kjo është masë disi më e ashpër, por jo aq ekstreme sa ta heqësh nga lista e miqve. Si më parë, kliko në shigjetën në të djathtë lart të postimit dhe zgjidh opsionin “unfollow”. Ju nuk do të ndiqni më përditësime të fundit të këtij personi.

Kjo nuk është e nevojshme të jetë diçka e përhershme. Nëse doni të shihni listën e personave që nuk i ndiqni më, klikoni në preferencat e News Feed dhe zgjidhni nëse doni të ndiqni dikë sërish.

3. Metoda “Unfriend” (mos të jeni më miq)
Kjo është masa më e ashpër e të gjithave. Ndoshta një miku juaj në Facebook ka thënë diçka të urryer, helmuese dhe që ju acaron pa masë. Në këtë rast, shko në faqen e tyre të profilit dhe zgjidhni opsionin “Unfriend”.

Top Channel