Pamja nga helikopteri gjatë operacionit të policisë në Kardhiq
28/06/2015 00:00
Top Channel ka siguruar pamje të operacionit të policisë pak para arrestimit të dy vëllezërve Aliko në Kardhiq.
Në një nga videot e marrë nga helikopteri, pjesë e operacionit, duket edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili së bashku me drejtorët Ardian Çipa dhe Altin Qato kanë drejtuar gjithë operacionin për kapjen e pjesëtarëve të “Grupit të zjarrit.
Arratisja 4 ditore e vëllezërve Aliko përfundoi të shtunën, ku pas një negociimi me telefon nëpërmjet babait të tyre, ata i janë dorëzuar policisë, në fshatin Kardhiq, disa kilometra larg Lazaratit.
Top Channel