Nëse keni dashur të vendosni programin Windows në televizorin tuaj për pak më shumë zbavitje, jeni me fat. Lenovo sapo ka nxjerrë Ideacenter Stick 300, që lidhet me çdo ekran nëpërmjet HDMI-së.

Këta kompjuterë si shkop kanë një Intel Baytrail Z3735F CPU, 2GB RAM dhe 32 GB memorie. Kanë gjithashtu një mikrofon, një vend për kartën SD dhe punojnë me sistemin operativ Windows 8.1.

Por pse ju duhet?
Ju mund të vendosni këtë pajisje në televizorin tuaj, por mund t’ju ndihmojë pa masë edhe për një prezantim publik. Gjithashtu mund ta merrni me vete kompjuterin tuaj në çdo vend, duke e lidhur me pas më një tastierë dhe maus nëpërmjet Bluetooth. “Mundësitë janë të pafundme”, thotë kompania.

Top Channel