Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Në një test mes gjashtë telefonë smart, kryer nga blogu i specializuar teknologjik “Tom Guide”, Samsung Galaxy S6 është renditur i pari. “Celularët e mençur” sfiduan njëri-tjetrin në veprimet e përditshme që njerëzit kryejnë në këto pajisje.
Gara u zhvillua mes Samsung Galaxy S6, LG G6, HTC One M9, Google Nexus 6, Asus Zenfone 2 dhe Apple iPhone 6.
Galaxy S6 ishte i pari në shumicën prej veprimeve, përfshirë kohën e hapjes së një skedari PDF, shpejtësinë e lidhjes së wireless-it apo edhe performancën e lojërave. Mendohet se ky sukses vjen për shkak të procesorit të vetë Samsung-ut të quajtur Exynos, që është pjesë e modelit S6.
Befasisht, LG G6 mposhti Galaxy S6-n në kohën që duhej për t’u hapur kamera. Gjithashtu, LG G6 ishte më e shpejtë në testin Basemark OSII Memory. I vetmi rast kur HTC M9 doli i pari ishte në testin 3dMark.
Një tjetër gjë që u vu re në këtë garë ishte se Nexus 6 ishte shumë i ngadalshëm, krahasuar me pajisjet tjera. Në testin e shpejtësisë, ky model u klasifikua më poshtë edhe se Zenfone 2 dhe HTC M9.
Top Channel