Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Durrësit ka nisur hetimin ndaj një 52-vjeçari, nën akuzën e mashtrimit. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Bardhyl Xhakollari i kishte premtuar një shtetasi se do i fuste bashkëshorten në punë, kundrejt shumës prej 3 mijë euro.
“Shtetasi i mësipërm u ndalua pasi i kishte premtuar shtetasit D.B.37 vjeç,banues në Durrës, do ndërhynte për të punësuar bashkëshorten e tij si mësuese, kundrejt pagesës prej 3000 euro”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërkaq, në hetim është edhe një tjetër person. Ramiz Tepshio, 48 vjeç u premtonte studentëve se do të merrnin provimet kundrejt një shume të caktuar.
Top Channel