Më në fund është zbuluar se pse Apple është fiksuar me të artën. Shumë prej produkteve të kësaj kompanie, përfshirë iPhone, iPad apo MacBook vitet e fundit, janë prodhuar me këtë ngjyrë.

Sipas njërit prej zyrtarëve të Apple, Tim Cook kompania është kujdesur që t’i përshtatet shijeve të klientëve të tregut kinez. Ngjyra ari është e preferuara e aziatikëve, të cilët e lidhin këtë ngjyrë me luksin.

Të dhënat e muajit prill treguan se tregu kinez, ku përfshihet Kina, Tajvani dhe Hong-Kongu, kanë kaluar Europën, duke u bërë tregu i dytë më i madh i kësaj kompanie, menjëherë pas Amerikës.

Ndërkohë, Apple ka paralajmëruar se synimet e kompanisë janë që brenda vitit 2016 të dyfishojë praninë e saj me pikat e autorizuara në këtë treg, nga 15 aktualisht, në 40 të tilla.

Fillimisht, Apple testoi ngjyrën ari me iPhone 5S në vitin 2013. U pasuan iPhone 6 dhe 6 Plus ari, dhe u ndoqën nga iPad Air 2 dhe iPad mini 3 po me këtë ngjyrë, ndërsa edhe e famshmja MacBook e arit.

Përpos këtyre produkteve, Apple gjithashtu ka në shitje “orën e mençur” me 18-karat ari. Sipas njoftimeve të para, iPhone i ardhshëm nuk pritet të largohet nga kjo ngjyrë, pavarësisht se mund të jetë më e hapur.

Top Channel