Droga në aksin Kapshticë-Athinë, prokuroria kërkon 37 vjet burg për 4 të akuzuarit

19/06/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar këtë të premte dënimin me 37 vjet burg për katër shtetas, të akuzuar si pjesëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Greqisë.

Sipas një njoftimi për shtyp, 4 të akuzuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë që janë arrestuar dhe tashmë ndodhen në një burg grek, janë kapur me 240 kilogramë kanabis, në aksin Kapshticë-Athinë.

Sasia e bimës narkotike u konfiskua në prill të vitit 2014, pas hetimeve të përbashkëta të policisë shqiptare dhe asaj greke.

Prokurorët kanë kërkuar dënimin e shtetasve: Ergest Prifti, Fadil Demaj, Naim Maloku dhe Ezmir Jauri, ky i fundit për moskallëzim krimi. Gjykimi për ta është kryer me procedurë të shkurtuar, ndërkohë që për një bashkëpunëtorin e tyre, shtetasin Gentian Dervishi, procesi po vijon me gjykim normal.

Ndërkohë, pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal: Edmond Kabashi, Julian Bedollari, Erion Velo dhe Georgios Moysidis po vuajnë dënimin në një burg grek.

Top Channel