VIDEO/ Aksident i trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Rinasit. “Benz”-i përmbyset në rrugë, bllokohet trafiku Policia do të kalojë në gatishmëri të plotë në pritje të sezonit turistik. Të paktën 31 stacione policore të lëvizshme do të jenë në plazhet shqiptare për të përmirësuar shërbimin e policisë ndaj turistëve.
Planin e masave të Qeverisë për sezonin e ri turistik e ka prezantuar në Shëngjin Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Ne besojmë që shërbimi i mirë për qytetarët fillon nga siguria. Me Policinë e Shtetit ka nisur që me ndryshimin e uniformës për sezonin veror. Është kjo arsyeja që kanë filluar tashmë punonjësit e policisë me uniformën e formatit veror, që e bën shumë më të pranueshëm punonjësin e policisë për qytetarët. Së bashku me zinxhirin e kompetencave që i delegohen stacioneve provizore të policisë, për të garantuar shërbim cilësor me qytetarët dhe sezonin turistik makinerinë e vërtetë ekonomike dhe me shërbime cilësore për qytetarët, ashtu siç e kemi në strategjinë tonë dhe siç duhet të jetë për qytetarët”, tha ministri Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm, Qeveria ka marrë masa edhe për pastërtinë e plazheve, si element kyç për të ftuar turistët dhe për të garantuar cilësinë e plazheve.
Top Channel