Pas publikimit të Apple Music, muzika “in streaming” provon të hyjë fuqishëm dhe në Japoni, një treg që dominohet nga shitjet e CD-ve dhe muzikës dixhitale.

Line, WhatsApp i Sol Levante-s që ka rreth 200 milionë përdorues, sapo ka lancuar një shërbim me abonim. Ajo jep akses të palimituar në një katalog prej 1.5 milionë këngësh, për 8 dollarë në muaj.

Në dhjetor, Line bleu nga Microsoft aplikacionin MixRadio, aplikacioni për muzikën streaming tek Windows Phone.

Objektivi i shoqërisë është të transformojë chat-in në një mjet të shërbimit ‘mobile’, në Japoni dhe në të gjithë botën. Këtu përfshihen dhe funksione të tjera të publikuara pak muaj më parë, si prenotimi i një taksie, pagesa me anë të telefonit smart etj.

Line ishte përgatitur për lancimin e shërbimit muzikor, duke firmosur në muajt e kaluar një marrëveshje me Sony Music Entertainment dhe markën japoneze, Avex Digital.

Por paraardhësit në Japoni nuk janë inkurajues: kolosi i video-lojërave për telefonë, Dena, kishte provuar të lanconte një shërbim streaming muzikor në vend, i quajtur Groovy. Ai u mbyll në mars të vitit 2014, një vit pas prezantimit, pasi nuk po përparonte.

Top Channel