Devoll, zjarr në një shtëpi, lëndohet rëndë 43-vjeçarja
12/06/2015 00:00
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e së premtes një banesë në fshatin Mançurisht të Devollit, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një grua 43-vjeçare.
Autoritetet lokale njoftojnë se 43-vjeçarja, me inicialet E.M, ka pësuar djegie në trup teksa është përpjekur të shuajë flakët. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Ndërkohë, njësitë e zjarrfikësve kanë mundësuar shuarjen e zjarrit dhe nga mbikëqyrja e vendit të ngjarjes kanë konstatuar se rënia e tij është shkaktuar nga një bombul gazi.
Top Channel