Falë përditësimeve të fundit, tani ju mund të merrni informacione nga Google Location për restorante, dyqane apo vende, pa pasur ide se si quhen ato. Behshad Behzdi nga Google e ka demostruar këtë në një aktivitet marketingu në Paris.

Në të vërtetë, risitë kishin kohë që po aplikoheshin nga përdoruesit e Android dhe iOS, por Google kishte vendosur të mos i reklamonte. Tani Google shfrytëzon të dhënat tuaja gjeografike, se ku ndodheni në momentin kur e pyesni, për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja.

Në njërën nga videot promocionale të Google tregohet një njeri në San Francisko duke pyetur se sa e gjatë është kisha afër tij, në çfarë ore hapet restoranti përballë dhe sa e gjatë është Kulla Koit, pa u përmendur emrat.

Në një video tjetër tregohet një femër, e cila është shumë e interesuar për parkun ku gjendet.

Ndërkohë, vetë Behzadi, gjatë konferencës “Search Engine Land”, pyeti Google Location se sa i gjatë ishte lumi, pa përmendur emrin, ndërsa përgjigja ishte 776 km dhe bëhej fjalë për lumin “Seine”.

Top Channel