Tashmë në Twitter do të ketë biseda më të lehta për t’u ndjekur. Ato do të grupohen në një vend për të mos humbur fillin e bisedës. Do të vihen në dukje ato më interesantet për t’u ndjekur dhe për të parë tweet-et më të rëndësishme.

Për të parë më shumë përgjigje relative nga një tweet specifik mjafton të klikosh në opsionin “Shiko përgjigje të tjera” (view others replies).

Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të ndjekur një bisedë, por edhe për të parë përmbajtjet më të mira. Për momentin ky funksion është i disponueshëm në Twitter.com. Në të ardhmen do të jetë edhe në versionin ‘mobile’.

Top Channel