Kompanitë kryesore teknologjike amerikane paralajmërojnë administratën “Obama” ndaj imponimit të rregullave të reja. Kompanitë thonë se këto rregulla do të dobësojnë sistemin e sofistikuar të kodimit, që mbron privatësinë e konsumatorëve.

Në një tjetër letër dërguar Presidentit Barack Obama të hënën, dy shoqëritë industriale që përfaqësojnë pjesë më të madhe të kompanive të programimit dhe pajisjeve kundërshtojnë “çdo veprim apo masë që do të dëmtonte kodimin si një mjet i vlefshëm dhe efektiv”.

Dy kompani, që përfaqësojnë gjigantët e teknologjisë; Apple, Google, Facebook, IBM dhe Microsoft, vijojnë betejën e një lufte të gjatë mbi aksesin e qeverisë tek telefonët smart dhe pajisjet e tjera dixhitale.

Zyrtarët e administratës “Obama” – shkruan Reuters – u kanë kërkuar kompanive të gjejnë mënyra për të lejuar ligjin, duke tejkaluar kodimet, të hetojnë aktivitete joligjore, përfshirë edhe kërcënimet terroriste. Por sipas qeverisë, kjo nuk u lejon hakerëve të kompjuterëve të penetrojnë në murin e sigurisë.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka folur ende për rregulla specifike apo hapa ligjorë për të arritur qëllimin e saj. Javën e kaluar, sekretari i Shtëpisë së Bardhë për Shtypin, Josh Earnest e quajti këtë “një sfidë të mprehtë politike”, që ka vëmendjen e Presidentit Obama.

Top Channel