Morinë, arrestohet një shtetas kosovar për armëmbajtje pa leje
07/06/2015 00:00
Një shtetas kosovar është arrestuar në flagrancë nga policia në pikën e kalimit kufitar të Morinës për armëmbajtje pa leje.
Personi i arrestuar është Burim Gashi. Sipas policisë, gjatë kontrollit në çantën e dorës 34-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, tip “Zastava” dhe 1 krehër me 5 fishekë.
Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme ndaj Gashit për “trafikim armësh dhe municionesh”.
Top Channel