Studimi i Fundit: Bletët përdorin mjete për të zgjidhur probleme, shkencëtarët zbulojnë aftësi të jashtëzakonshme njohëse
Google është duke hequr gradualisht Google Plus, pasi rrjeti social po zhduket. Ikona e vogël në të djathtë të faqes së Google, quhet “Google+ notifications’, por tashmë ka humbur shenja plus (+) dhe citohet vetëm si “Google Notifications”.
Gjithashtu, rrjeti duket se po hiqet gradualisht nga rezultatet e kërkimit. Më parë, nëse kërkoje emrin e dikujt, shfaqej dhe profili i tij në Google Plus, por duket se ajo është hequr nga renditja.
Disa nga karakteristikat më të njohura të Google Plus ekzistojnë ende, përfshirë editimin e fotove apo shpërndarjen. Por edhe ato po lëvizin gradualisht në aplikacionet e tyre, me foto që po shkëputen nga siti social dhe po integrohen në shkarkimin personal.
Top Channel