Tiranë, treni përplas makinën; lëndohen dy gra

04/06/2015 00:00

Një tren në lëvizje e sipër ka përplasur një makinë që po tentonte të kalonte shinat, pranë fshatit Domje të Tiranës.

Nga informacionet e fundit mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduara dy gra, që ndodheshin në bordin e automjetit.

Automjeti, mësohet nga burime policore zyrtare, është i tipit “Benz Mercedes”. Ndërkohë, dy gratë e lënduara nuk janë në rrezik për jetën.

FOTO GALERI
2/4
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Domje, Tiranë

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta