Pas YouTube, eksperimentimet e Twitter dhe Facebook dhe thashethemeve mbi Google, komanda “bli” vjen në Instagram dhe Pinterest, si një sfidë me Amazon.

Dy rrjetet sociale të bazuara tek fotot kanë publikuar funksionin e ri.

Tek Pinterest, përdoruesit do të gjejnë çmimin poshtë fotove dhe mund të vazhdojnë me blerjen.

Instagram, në fakt, nuk do të lejojë blerjen tek ky aplikacion, por do të përcjellë të dhënat mbi interesin e përdoruesit të marrë nga Facebook, kompania të cilës i përket.

Brenda këtij muaji, Pinterest do të vendosë në shitje më shumë se dy milionë produkte, fillimisht vetëm në SHBA, për iPhone dhe iPad. Ndërsa përhapja në platformën Android dhe vendet e tjera do të vijë më pas. Përdoruesit mund të shohin foto të ndryshme të një produkti të publikuar e mund të vazhdojnë me blerjen nga karta e kreditit ose me Apple Pay.

Instagram, nga ana tjetër, ka një sërë risish për kompanitë që duan të promovohen. Mes tyre, vijnë komandat “bli tani”, “instalo tani” një aplikacion, “regjistrohu në një buletin informacioni” dhe “zbulo më shumë” mbi një produkt. Komandat do të dërgojnë të dhënat në faqen e reklamuesit, ku konsumatori mund të blejë.

Testi për këto funksione do të vijë në ditët e ardhshme. Ndërsa në muajt e ardhshëm reklamuesit do të vendosen në kontakt me një publik specifik, falë Facebook.

Top Channel