Kur moti ngrohet të lind dëshira për të udhëtuar sa më shumë. Për ta bërë udhëtimin sa më të këndshëm, ju duhet të keni një plan në kokë. Fatmirësisht ka disa pajisje dixhitale që ju ndihmojnë të gjeni një fluturim për në Helsinki, një libër për hotelet në Athinë etj.

Të gjesh fluturime
Për të gjetur fluturime na vjen në ndihmë Google Flights. Në të përfshihen destinacione të shumta, ku mund të zbulosh shumë gjëra që të tjerët i kanë humbur. Megjithatë, Google Flights nuk është një faqe bazuar në motorin e kërkimit, si paraardhësi i saj, por është i shpejtë dhe i lehtë. Kur dëshironi të shtoni destinacion të shumëfishtë, përshembull, ajo është e aftë të ndryshojë të gjitha lidhjet e fluturimeve, kur ndryshon një destinacion të mesëm të udhëtimit.

Ku të qëndrosh
Shumë persona vitin e kaluar kanë udhëtuar dhe kur kanë arritur në destinacion nuk kanë gjetur dhomë hoteli apo bujtine. Disa madje, ishin dhe viktima të agjencive të ndryshme që u kanë marrë paratë për një dhomë të supozuar, por që në të vërtetë nuk kishte prenotim. Për këtë është aplikacioni i Booking.com. Përveç të tjerash aty përfshihen edhe komentet dhe përshtypjet e personave që kanë qenë në një hotel të caktuar dhe kështu mund të zgjedhësh dhe prenotosh ku të duash. Një aplikacion tjetër është edhe hotels.com, shumë i përdorur në Europë.

Ikje e minutës së fundit
Jo çdo udhëtim mund të planifikohet më herët. Ka udhëtime që të duhet të ikësh në momentin e fundit. Për një fluturim të menjëhershëm është Adioso. Vendosni qytetin tuaj, vendoseni opsionin e destinacionit “Kudo”, selekto të dhënat, dhe do t’u dalin udhëtimet me çmimin bashkëngjitur. Për një prenotim të shpejtë dhome për Android dhe iOS është aplikacioni HotelTonight. Është një burim i shpejtë dhe i vlefshëm. Nëse nuk do të paguash shumë, mund të shohësh për ulje çmimesh pas orës 15.00 në ditën që dëshiron të qëndrosh.

Guidat e qytetit
Guida të qytetit për smartphone ka nga më të ndryshmet, por më të përshtatshemt janë ato të Pocket Guide dhe Trip Advisor. Kjo e dyta ka të gjitha atraksionet turistike dhe muzetë me përshkrimet përkatëse. Ndërsa specialiteti i Pocket Guide është turi i shëtitjes audio. Ti mund të dëgjosh direkt guidën turistike.

Ndihmë shtesë
Të përdorësh taksi gjatë udhëtimit mund të shpenzoni shumë nga buxheti juaj. Shpesh është më e shpejtë, më e sigurtë dhe më ekonomike për t’u përdorur transporti publik. HopStop është një aplikacion që mbulon një sërë qytetesh në të gjithë botën, nga Akron në Amsterdam. Vendosni pikën e startit dhe destinacionin dhe HopStop do t’u japë shërbimin e autobusëve, metrove dhe udhëzimeve të shëtitjes. Mund të përdorësh edhe Google’s Street View.

Top Channel