Lushnje, asgjësohen 800 bimë narkotike, arrestohen dy persona

02/06/2015 00:00

Rreth 800 bimë narkotike janë asgjësuar nga policia e Lushnjes gjatë ditës së martë, ndërsa janë arrestuar edhe dy kultivuesit e tyre.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Dhimitraq Prifti, 49 vjeç, dhe Teuta Trifoni, 38 vjeç, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan rreth 800 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, të cilat ishin kultivuar në vazo lulesh.

Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas e kryenin veprimtarinë kriminale në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Top Channel