Robotët së shpejti do të jenë edhe recepsionistë. Në korrik, Henn-na Hotel do të hapet në qytetin e Sasebos në Japoni, dhe pronari i tij shpreson që ky do të jetë një front i ri në industrinë e shërbimeve.

Shërbimi i pritjes do të kryhet nga 10 robotë, dhe me vetëm dy njerëz “prej mishi e kocke”.

Robotët do të mirëpresin miqtë, do të marrin bagazhet, do të pastrojnë dhomat, pasi të largohen klientët… Të gjithë robotët me një pamje femërore, janë dizenjuar të flasin disa gjuhë dhe t’u përgjigjen miqve në 72 dhomat e hotelit.

Qëllimi është të krijojë një eksperiencë të re hi-tech, duke përfshirë edhe programin e njohjes së fytyrave për të hapur derën.

Top Channel