Kosovë, kryeprokurori fton deputetët e qytetarët të denoncojnë keqpërdorimet e buxhetit

01/06/2015 00:00

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë ka ftuar deputetët kosovarë, që akuzat që  i bëjnë në seanca për keqpërdorime dhe dëme të buxhetit të vendit, t’i paraqesin tek organet e drejtësisë.

Përmes një komunikate për media, Zyra e kryeprokurorit i ka inkurajuar të gjithë deputetët, por edhe qytetarët të cilët kanë njohuri për kryerjen e veprave konkrete penale, që t’i denoncojnë ato pranë organeve të ndjekjes, duke dorëzuar çdo informacion që ata mund të kenë rreth kryerjes së këtyre veprave.

Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit u ka kujtuar deputetëve dhe qytetarëve se denoncimi i krimit është edhe detyrim qytetar dhe detyrim ligjor.

Madje sipas nenit 386 të Kodit Penal të Kosovës njohuria për krimin dhe mos denoncimi i tij paraqet vepër penale në vete.

Njëkohësisht Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kujton se neni 390 i Kodit Penal të së Kosovës, sanksionon edhe deklaratat dhe lajmërimet e rreme, duke thënë se për akuza të rreme mund të ketë edhe dënime.

Top Channel