Korçë, sekuestrohen 1.8 kg kokainë; tre në pranga

01/06/2015 00:00

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Udhëtimi 2”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë sekuestruar një sasi prej 1.8 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Të arrestuar janë Arben Shquti, Vangjel Zguri, dhe Renaldo Thoma të tre banues në Korçë. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre tip BMV në pronësi të Thomës, si dhe në banesat e të arrestuarve u gjet sasia e drogës,e cila dyshohet se trafikohej drejt shtetit grek.

Krahas drogës, u sekuestruan edhe 1550 euro, 23.500 lekë të reja, 5 automjete, dhe 17 aparate telefonikë celularë.

FOTO GALERI
1/8
Një pjesë e drogës u gjet në automjetin tip BMV, në pronësi të Renaldo Thomës

Top Channel