Google bën një hap para në respektimin e privatësisë dhe sigurisë. Kompania sapo ka lancuar në nivel ndërkombëtar “Personal Account” (llogaria personale).

Ajo është një faqe web që mbledh instrumentët me të cilët përpunohen të dhënat e privatësisë, dhe vendos se çfarë informacionesh mund të ndash me Google, kur kjo e drejtë është nga shërbimet e tij, që nga vendndodhja në harta deri tek kronologjia e kërkimeve.

Për këtë vjen dhe siti i ri privacy.google.com, me të cilën Big G shpjegon se çfarë të dhënash mbledh dhe si i përdor ato.

Myaccount.google.com përmbledh në një faqe të vetme të gjitha mjetet e Google për të mbrojtur të dhënat personale dhe privatësinë.

Ato janë të disponueshme dhe për ata që nuk kanë një llogari në Google, por përdor disa prej shërbimeve të tij, si motorin e kërkimit, hartat. Madje, mund të vendosësh edhe nëse dëshiron të shohësh publicitetin ‘rastësor’ në Youtube.

Top Channel