Për të katërtin vit radhazi, drejtuesja e lartë e Facebook, Sheryl Sandberg kryeson listën e gruas më të fuqishme në teknologji, sipas “Forbes”.

Sandberg është më e fuqishmja, jo si një miliardere e një prej kompanive më influente në botë, por edhe si një zë për fuqizimin e grave në punë dhe si autore e librit best-seller në vitin 2013, “Lean In”.

Znj. Sandberg nuk është emri i vetëm i njohur në këtë listë. Disa lidere të tjera të fuqishme kanë themeluar kompanitë e veta në sektorin e teknologjisë.

Në listën me 25 emra që sjell “Forbes”, këto lidere vazhdojnë të kenë sukses në botën e teknologjisë.

Shtatë shefe ekzekutive të Silicon Valley (zonë ku janë godinat e kompanive kryesore të teknologjisë, në SHBA) janë pjesë e kësaj liste.

Këtë vit, administratorja e Youtube, Susan Wojcicki është e nënta në renditjen e përgjithshme, ndërsa në vend të dytë në teknologji. Administratorja e IBM-së, Virginia Rometty renditet e treta këtë vit si gruaja më e fuqishme në fushën e teknologjisë.

Më pas vjen administratorja e HP, Meg Wihtman, ajo e Yahoo!-së Marissa Mayer, dhe më e reja është Safra Catz, bashkëadministratore e Oracle.

Bashkë me zyrtaren e lartë të Apple, Angela Ahrendts, këto shtatë gra tregojnë se fusha e teknologjisë është burimi më i madh i fuqisë në botën e sotme.

Top Channel