Vlorë, sekuestro një kullote prej 85 mijë metrash katrorë

29/05/2015 00:00

Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro në një kullotë rreth 85 mijë metra katrorë në zonën e Palasës, në Bashkinë e Himarës, pasi u është njohur dhe kthyer si pronë disa shtetasve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), në bazë të dokumenteve të falsifikuara.

Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës, pas kallëzimit të AKKP-së të dorëzuar në vitin 2014 për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”, ndër të tjera, është konstatuar se Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur dhe kthyer pronën (kullotë) në favor të trashëgimtarëve të shtetasit V.B.

Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se dokumentet e përdorur nga të interesuarit për njohjen e pronësisë mbi këtë pronë janë të falsifikuara, ndaj ka kërkuar vendosjen e sekuestros.

Top Channel