Tiranë, ndalohet për prostitucion një 40-vjeçar

29/05/2015 00:00

Policia e Tiranës ndaloi një shtetas 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për prostitucion.

I ndaluari është shtetasi Orland Reçi, banor i Kamzës. Personi në fjalë është i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana me datë 25 maj 2015 dhe 4 ditë më vonë policia arriti që të bëjë të mundur lokalizmin dhe arrestimin e tij.

Sipas policisë, ndaj këtij shtetasi ekziston një vendim i Gjykatës së Napolit, ku rezulton i dënuar me 7 vite burgim për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Top Channel