Shpërthim tritoli në Tiranë, dy kalimtarë të lënduar

29/05/2015 00:00

Tirana u trondit nga një shpërthim i fuqishëm në orët e mbrëmjes së të premtes.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Vasil Shantos”, ku një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Bledar Shtylla”, pranë Korporatës Elektroenergjetike shqiptare.

Lënda plasëse ishte vendosur në një nga kolonat e godinës. Sipas gazetarit të “Top Channel”, nga shpërthimi mbetën të lënduar lehtë dy kalimtarë, ndërsa janë dëmtuar edhe disa dyqane ngjitur dhe disa automjete të parkuara përreth.

Nga hetimet paraprake mësohet se sasia e tritolit është vendosur për shkak të një konflikti të vjetër mbi pronësinë e godinës.

Policia po vijon hetimet dhe po merr në pyetje dëshmitarët, por dhe palët që mund të jenë përfshirë në konflikt.

Top Channel