Teknologjia po zëvendëson paranë “cash”

27/05/2015 00:00

Paratë “cash” janë drejt zhdukjes, për shkak të teknologjisë që na jep mundësi të reja për të kryer shkëmbime ose pagesa.

Bjorn Behrendt nga “Mint Payments” ka thënë se, së shpejti do të mund të paguajmë me një “Apple Watch” ose nga telefoni smart. “Nëse ju vjedhin protofolin, ju keni pak mundësi që t’i gjeni paratë ‘cash’, ndërsa nëse ju vjedhin kartën apo celularin mund ta njoftoni bankën dhe llogaria juaj bllokohet”, është shprehur ai.

Por cilët janë benefitet e të paguarit përmes teknologjisë?

Ata që mbështesin këtë ide kanë renditur katër arsye kryesore:

Të shkurton kohë

Një studim i fundit ka treguar se pagesat me kartë ose mënyrë tjetër të shkurtojnë kohë, për ndryshim nga paratë “cash”, për të cilat je i detyruar të presësh edhe kusurin, që ndonjëherë mund të vonohet me minuta.

Eshtë më e sigurtë

Shumë njerëz ngrejnë pikëpyetje për sigurimin e kartave ose pajisjeve të vogla ku bëjmë pagesën, por ky sistem ka elementë të sigurisë së një niveli të lartë, e mjaftueshme për t’u mos u shqetësuar.

Më e përshtatshme

Nuk keni pse ta mbani mendjen te protofoli, pasi shpejtë do të mund të bëni pagesa edhe nga celulari juaj. Kjo do jetë më e përshtatshme, pasi paratë e vogla nuk do t’ju shqetësojnë në xhepin tuaj.

Eshtë më lirë

Nëse një ditë do pushojë së ekzistuari paraja “cash”, atëherë ka shumë mundësi të keni më shumë para edhe ju. Çdo vit qeveritë shpenzojnë qindra miliona për emetimin e monedhave dhe këto para sigurohen nga taksat që paguajmë ne.

Top Channel