Operacioni “Skedina”, një 30-vjeçar kapet me 2 kg. tritol dhe detonator

27/05/2015 00:00

Policia e Vlorës njoftoi ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Skedina”, gjatë të cilit u arrestua në flagranë një 30-vjeçar me banim në Gjirokastër.

Diftir Habipi u kap në hyrje të autostradës Fier-Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative. 30-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua 4 kallëpë tritoli, me peshë rreth 2 kg., së bashku me kapsollën detonatore elektrike.

Policia nuk dha detaje të tjera, por shtoi se po heton rreth këtij rasti, në bashkëpunim me prokurorinë.

Top Channel