Huawei prezanton zgjidhjet 5G-Advanced në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, hap drejt epokës së 6G
Nëse ke një smartphone apo smartwatch shumë mirë mund ta integrosh me makinën tënde.
Hyundai thotë se është kompania e parë e automobileve që lancon Android Auto, një shërbim që fillimisht është integruar tek modeli Sonata. Gjithçka çfarë duhet është një program që merret me USB tek pika e shitjes.
Android Auto dhe makina që pritet të dalë, Apple CarPlay, ndihmojnë në parandalimin e shpërqëndrimit të shoferit. Përdoruesit me këtë aplikacion do të kenë akses në Google Maps, të dërgojnë mesazhe, të pyesin telefonin e tyre për informacione, të luajnë muzikë të ruajtur në telefon dhe funksione të tjera.
Dhe këtë ata mund ta bëjnë nëpërmjet tri mënyrave: prekjes së ekranit, kontrollit në timon dhe zërit.
“Android Auto shoqërohet me parimet e dizenjimit të brendshëm të Hyundai dhe sigurisë, intuitës dhe thjeshtësisë”, thotë Dave Zuchowski, administratori i Hyundai Motor America.
Një skuadër xhirimi e “USA Today” ka testuar sistemin e makinës së re. Korrespondenti Chris Woodyard shprehet se është i habitur nga funksionimi i komandave me zë, sepse është mënyra më e thjeshtë për t’u fokusuar në rrugë. Disa funksione janë të ngjashme me ato që kanë vetë makinat, por ajo që e bën të veçantë Android Auto është mundësia për të kërkuar informacion.
Top Channel