Gjyqi ndaj imamëve, dëshmitari ndryshon dëshminë

26/05/2015 00:00

Ka vijuar paraditen e së martës në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi ndaj imamëve të Tiranës, të akuzuar për rekrutim luftëtarësh për në Siri dhe Irak.

Ajo që ka rënë në sy gjatë seancës ka qenë ndryshimi i dëshmisë së dëshmitarit kyç, Erzen Gashi. “Gjatë hetimit më është bërë presion nga policia”, mësohet të ketë thënë Gashi.

Ndërkohë, në fazën e hetimeve Gashi kishte deklaruar disa herë se disa nga të pandehurit e kishin marrë për ta çuar në Siri.

Top Channel