“Doza e Fundit”, arrestohet në flagrancë shpërndarësi i drogës

26/05/2015 00:00

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i dyshuar si shpërndarës droge.

Sipas burimeve zyrtare, gjatë operacionit të koduar “Doza e Fundit”, Avdyl Mekos nga fshati Drithas, i janë gjetur një sasi prej 32 gramë kanabis sativa.

Ndërkaq, më pas në qytetin e Korçës, një 29-vjeçari i është gjetur një tjetër sasi kanabis sativa.

O. L., sipas policisë, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Top Channel