Përfshihet nga flakët një restorant në kryeqytet

25/05/2015 00:00

Një restorant është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në kryeqytet.

Shkaqet e rënies së zjarrit në restorantin “Vila Logoreci”, i ndodhur pranë “Piramidës”, në rrugën “Mustafa Matohiti”, ende nuk dihen.

Zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendngjarje duke vënë nën kontroll situatën. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel