Google sfidon Antropikën me IA ‘të Përballueshme’ për Sigurinë Kibernetike, Gemini 3.5 Flash Cyber së shpejti në dispozicion për partnerë të zgjedhur
Që prej vitit 2007, kur Steve Jobs prezantoi “iPhone”-n e parë e deri më sot, “Apple” ka hedhur në treg një shumëllojshmëri produktesh të tjera.
Do të duhej një sy i mprehtë që të kapte një detaj, që shumicës i ka shpëtuar. Në çdo reklamim të kompanisë amerikane, ora në pajisjet e saj “iPhone” shënon 09:41 dhe në ato “iPad” 09:42.
Rastësi apo bestytni e “Apple”? Portali i informacioneve nga bota e teknologjisë, “Quora” shpjegon se më 9 Janar të 2007-s, Steve Jobs kërkoi që të mbahej shënim ora e saktë e prezantimit të “iPhone” në ekranin gjigant pas krahëve të tij, e madje aparatura të sinkronizohej plotësisht me orën reale.
Ai u ngjit në skenën e konferencës “Macworld & Expo” në orën 09:00 dhe pasi foli për 40 minuta për produktin e ri, kërkoi që pamja t’i shfaqej në ekranin e madh. Ora ngriu në 09:41 dhe që prej 9 janarit e në vazhdim, “Apple” ruajti traditën, duke prezantuar produktet pasaardhëse përafërsisht në të njëjtën orë edhe pas ndarjes nga jeta të Steve Jobs.
Top Channel