Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet më urdhër Gjykate 20-vjeçarja në Tiranë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi mesditën e së dielës një objekt 5-katësh në afërsi të ndërtesës së Fakulteti Ekonomik.
Shpërthimi u realizua në mënyrë të kontrolluar dhe për të ishin marrë të gjitha masat, duke mos shkaktuar asnjë dëm dytësor.
Për të kryer këtë shpërthim, specialistët xhenierë të IKMT-së, hapën brenda objektit 300 vrima ku u vendosën lëndë shpërthyese në sasi të vogla dhe të barabarta, për shkak te afërsisë me Fakultetin Ekonomik. Shpërthimi u krye me sukses nga specialistët e IKMT-së, në bashkëpunim me forcat e policisë.
Objekti i shkatërruar kishte të paktën 6 vjet që ishte kthyer në shkak për protesta të vazhdueshme nga studentët e Fakultetit Ekonomik dhe administratës së saj, që më herët kanë kërkuar prishjen pasi pengonte zhvillimin normal të mësimit.
Pas kryerjes së procedurave, IKMT bëri të mundur shembjen e objektit, duke marrë përsipër edhe pastrimin e vendit me mjetet e saj. Hapësira do t’i rikthehet Fakultetit Ekonomik.
Top Channel