Bojaxhi publikon financuesit e fushatës së tij

24/05/2015 00:00

Financimi i fushatave elektorale deri më sot nuk ka patur transparencë. Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergji Bojaxhi, vendosi që të bëjë publike të gjitha ata që do e mbështesin finaciarisht në këtë garë. Ai apeloi edhe tek partitë tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Sot kemi bërë publike dhurimet dhe burimet financiare të fushatës sonë e cila do jetë një fushatë shumë herë më e lirë dhe me kosto më të ulët se fushatat e bëra më parë në Tiranë. Megjithatë, dua të përfitoj nga rasti të shpreh shqetësimin tonë për faktin se financimi i partive politike është njëri nga problemet më të mëdha që kemi në shoqërinë tonë.

“Mënyra e financimit është burim kryesor i keqqeverisjes dhe korrupsionit. Partitë dhe fushata e kandidatëve të tyre, financohen nga biznese të mëdha, biznese të dyshimta, ndoshta korruptive dhe kriminale”-, është shprehur Bojaxhi.

Top Channel