Kapen autorët e vjedhjes së bankës te “Rruga e Kavajës”

23/05/2015 00:00

Pas një pune intensive hetimore dhe operacionale gjatë 72 orëve të fundit të policisë, u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i vjedhjes me armë dhe me dhunë i degës së një banke të nivelit të dytë në “Rrugën e Kavajës”, ndodhur tri ditë më parë.

Të shtunën është finalizuar operacioni i koduar”YARIS” dhe u arrestuan shtetasit Kristi Sulollari, 19 vjeç, i cili u ndalua në lokalin ku punonte si kamarier, Kristi Kajo, 19 vjeç, u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” dhe Rei Cenolli, u kap në Voskopojë.

Atyre iu gjetën edhe 86.8 milionë lekë të vjetra, një kapele e përdorur në ngjarje si dhe mjeti me të cilin ishin larguar.

Të tre të rinjtë akuzohen për “Vjedhje banke dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Top Channel