Duma, takime në Rrushkull: Nisim me punësimin

23/05/2015 00:00

Kandidatja demokrate për Durrësin, Grida Duma bashkëbisedoi me gratë dhe nënat në fshatin Rrushkull.

Banorët shprehën shqetësimet e tyre për kushtet e vështira të jetesës dhe mungesën e punësimit, ndonëse jetojnë pranë detit dhe me mundësi të mëdha për prodhim.

Duma njohu banorët me programin e saj, ku premtoi ndërmarrjen e një sërë nismash, për rritjen e punësimit dhe uljen e taksave vendore.

Top Channel