Cani, në Mat prezanton kandidaten socialiste Adelina Farrici

23/05/2015 00:00

Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka çelur zyrtarisht fushatën në rrethin e Matit. Ai ka prezantuar kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Adelina Farrici, e cila garon për një mandat të dytë.

Gjatë fjalës së tij ministri Cani vlerësoi punën e katër viteve të znj. Farrici, dke u shprehur se ajo gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë.

“Ajo ka bërë shumë për qytetin e Burrelit në katër vjet qeverisje dhe me siguri do të bëjë më shumë për Matin në katër vitet e ardhshme. Ajo gëzon mbështetjen e plotë të kryeministrit Rama dhe qeverisë”, u shpreh z. Cani.

Të pranishëm në çeljen zyrtare të fushatës ishin përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët deklaruan mbështetjen e tyre për kandidaturën e Adelina Farricit.

Top Channel