
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me banorë dhe fermerë të Manzës për të ndarë me ta planin afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë së zonës.
Duma tha se, një nënkryetar i Bashkisë do të punojë vetëm për bujqësinë, ndërsa fermerëve do t’u krijohen kushtet për të prodhuar sa më shumë dhe të shesin produket shpejt dhe më çmime më të mira.
“Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë unë ju siguroj një gjë: vlerësimin e punës suaj këtu. Vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Durrësin. Do t’ju siguroj përditë të dini sa është çmimi i produkteve që të mos bini pre e tregtarëve që fitojnë më shumë se ju që prodhoni. Do të sigurohemi që subvencioni të shkojë tek prodhuesi dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi. Në të gjithë përvojën time në Ministrinë e Integrimit, europianët thoshin një gjë: investoni në bujqësi, sepse e keni mrekulli bujqësinë”, tha Duma.
Top Channel