Porositi vrasjen e një personi, arrestohet 34-vjeçari

21/05/2015 00:00

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, mbetur në tentivë.

Në sajë të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit” është arrestuar Mirdash Osmani.

Ai dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar ka porositur vrasjen e shtetasit F. A. Për këtë Osmani ka pajtuar si vrasës me pagesë tre persona, të cilët janë kapur në flagrancë nga policia.

Ndaj Mirdash Osmanit Gjykata e Dibrës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Mbi të rënon akuza e vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel