Dublin, Haradinaj takohet me kryeministrin Kenny

21/05/2015 00:00

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar pasditen e së enjtes me kryeministrin e Republikës së Irlandës, Enda Kenny, në Dublin.

Haradinaj dhe kryeministri Kenny kanë diskutuar mbi disa çështje, përfshirë progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit politik e teknik ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Kryeministri Kenny e siguroi Haradinajn se, Kosova do ta gëzojë përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës.

Kryetari Haradinaj po qëndron për një vizitë disaditore në Dublin, ku do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të marrë pjesë në promovimin e botimit në gjuhën angleze të librit “Haradinaj dhe Haga”, të autorit Michael O’Reilly.

FOTO GALERI
1/1
Ramush Haradinaj dhe Enda Kenny, në Dublin

Top Channel