Teleskopi Hubble, 25 vjet nga fotoja e parë

20/05/2015 00:00

Teleskopi hapësinor i NASA-s, Hubble, shënon sot 25 vjet nga fotoja e parë që ka marrë nga hapësira. Një muaj më parë u festua edhe 25-vjetori i lëshimit të tij në hapësirë.

Teleskopi hapësinor Hubble u lëshua nga anija kozmike Discovery më 24 prill të vitit 1990. Pas afërsisht një muaji, observatori çeli sytë për herë të parë, duke kapur pamjet e disa yjeve me kamerën e tij Wide Field/ Planetary, më 20 maj 1990.

“Fotoja e parë e marrë nga HST (Hubble) kishte si qëllim të shihte fokusimin e teleskopit”, thonë përfaqësuesit e Institutit shkencor të teleskopit të hapësirës në Baltimore. Ky institut menaxhon veprimet shkencore të Hubble.

Gjatë këtyre viteve, teleskopit Hubble i janë kryer katër herë shërbime, mes viteve 1997-2009. Teleskopi vijon ende të na sjellë pamje të mrekullueshme nga hapësira.

Hubble ndihmon astronomët të zgjidhin misteret kozmike në ditët e sotme. Skuadra e misionit nuk bën të ditur nëse teleskopi do të mbetet operacional deri më 2020-n, dhe ndoshta për disa vite më pas.

Top Channel