Moda është ciklike, dhe teknologjia gjithashtu nuk përjashtohet. Trendi i tanishëm i rikthimit të pjesëve të vjetra na kujton fëmijërinë. Por ka njerëz që nuk i kanë hequr kurrë ato nga përdorimi. Pse?
Televizioni bardhë e zi
John Thompson i pëlqen të shohë televizor bardh e zi, madje ka integruar kabllorin në të. “Nuk i humbas ngjyrat, por ndonjëherë ato e bëjnë më të vështirë”, thotë Thompson. Ai shton se ka një hobi nostalgjie dhe i është mirënjohës arritjeve të para në botën e televizionit. Ai ka 20 televizorë bardh e zi në shtëpinë e tij.
Aparatet fotografike “Polaroid”
Laura Millward e bleu tetë vite më parë aparatin Polaroid në një dyqan për bamirësi. Por kompania nuk prodhonte më filma për këto lloj aparatesh dhe ajo ka mundur t’i gjejë në eBay. “Ngjyrat janë më afër viteve 1970”, rrëfen ajo.
Telefoni i viteve 1930
Kur Glenys Crampton bleu shtëpinë në vitin 1981 në Birch Hall Inn, mendoi se telefoni ishte thjesht një ornament. Por në fakt telefoni, i cili ishte vendosur që në vitin 1938 punon ende. “Është vjetëruar pak, mezi dëgjohet, dhe duhet të bërtasësh kur flet”, thotë ajo. Edhe pse i kanë dërguar telefona më të rinj, ajo nuk dëshiron ta ndërrojë. Në këtë fshat nuk ka valë celulari dhe njerëzit vijojnë ende të përdorin telefonin e znj. Crampton.
Makina e shkrimit
Sot është 84 vjeç, por gazetari Terry Cringle nuk heq dorë nga makina e tij e shkrimit. Ai më pas e kalon shkrimin në kompjuter. “E shoh më të lehtë të shpreh vetveten. Ka shumë “X” për të fshirë një fjalë, madje mund të shtosh edhe fjalë me dorë… por fatmirësisht është vetëm për mua”, thotë Cringle. Ai kujton redaksitë e shkuara të lajmeve, ku kishte shumë tym cigareje, shumë zhurmë dhe kërcëllima makinash shkrimi. “Kompjuterët i dekurajojnë njerëzit nga dialogu. Nuk është asgjë ne krahasim me atë që duhej të bënte”, vijon z. Cringle.
Top Channel