Ndërhyrja në smartphone dhe e-maile, 4 kompani i shkruajnë Obamës

19/05/2015 00:00

Katër kompani gjigante të teknologjisë, përfshirë Apple, Google, Facebook dhe Microsoft, i kërkojnë Presidentit Obama të mbajë qeverisjen larg smartphone-ve dhe e-mail-eve të qytetarëve.

“Një deshifrim i fuqishëm është guri i themelit i sigurisë së informacionit të ekonomive moderne”, thuhet në letrën e kompanive, e cila është dorëzuar të martën në mëngjes. Letra u raportua më herët nga “Washington Post”.

Administrata Obama është ankuar disa herë lidhur me rregullat e deshifrimit të disa prej kompanive teknologjike, duke argumentuar se ato shërbejnë si një pengesë për të gjurmuar terroristët dhe kriminelë të tjerë, përfshirë edhe pedofilë.

FBI ka detyruar kompanitë teknologjike të krijojnë një “derë të dytë” në programet e tyre, duke u dhënë mundësi zbatuesve të ligjit të kalojnë barrierën e deshifrimit.

Por, në letrën drejtuar Obamës, kompanitë teknologjike, ekspertët ligjorë dhe organizatat e të drejtave civile, i këkojnë presidentit të mos mbështesë asnjë draft që do t’u japë zbatuesve të ligjit çelësin për të hyrë në komunikimet e klientëve.

“Ne ju nxisim të refuzoni çdo propozim që kompanitë amerikane bëjnë qëllimisht që të dobësojnë sigurinë e produkteve të tyre. Ne kërkojmë që Shtëpia e Bardhë të fokusohet në krijimin e rregullave që do të nxisin dhe jo të minojnë një teknologji më të fortë të deshifrimit. Këto lloj rregullash do të ndihmojnë në nxitjen dhe mbrojtjen kibernetike, rritjen ekonomike, të drejtat e njeriut, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në letrën drejtuar Presidentit Obama.

Top Channel