Huawei prezanton zgjidhjet 5G-Advanced në Kongresin Botëror të Telefonisë Celulare, hap drejt epokës së 6G
Emoji është gjuha që po merr një zhvillim të shpejtë në të gjithë botën.
Kështu thotë profesori Vyv Evans nga Universiteti i Bangorit, i cili po studion “shpejtësinë e evoluimit” në përdorimin e ikonave të vogla në vend të fjalëve.
“Si një gjuhë vizuale, emoji, ka eklipsuar gjithashtu dhe hieroglifet, paraardhësin e saj egjiptian, të cilit iu deshën shekuj të zhvillohej”, thotë Evans.
Në një vëzhgim të TalkTalk Mobile, 72% e personave nga mosha 18 deri në 25 vjeç thonë se gjejnë më të lehtë të shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet ikonave emoji, se sa përmes tekstit.
Profesor Evans thotë: “Emoji është forma e gjuhës që po merrn një zhvillim shumë të shpejtë në histori, bazuar në shpejtësinë e evoluimit”.
Nga ana letrare, emoji do të thotë “pikturë” (e) + “karakter” (moji) në japonisht. Ajo u shtua në Fjalorin e anglishtes së Oksfordit, në vitin 2013.
Ylli i tenisit, Andy Murray bëri të ditur ditën e tij të dasmës, muajin e kaluar, duke shkruar historinë e ditës vetëm me emoji.
Edhe gjiganti i teknologjisë, Apple, kohët e fundit ka shfaqur emoji ‘të ndryshëm’, duke shtuar edhe opsione të ndryshimit të ngjyrës dhe fytyrave të ndryshme.
Top Channel